Botë SQEvropë SQKorrespondentë Botë

Instituti Paster  dëshmoi se varianti delta është më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave

Varianti delta për herë të parë u zbulua në Indi në tetor të vitit 2020 dhe prej atëherë u zgjerua në mbarë botën. Varianti delta tani është dominant në shumë vende apo rajone (Indi, Angli, Portugali, Rusi etj.) dhe vlerësohet se do të jetë në pjesën më të madhe në mbarë Evropën në afat prej disa javëve deri në disa muaj. Analiza e bërë nga Instituti Pater në ndjeshmërinë e variantit delta në antitrupat monoklonal dhe  serumi i njerëzve të cilët kanë qenë të infektuar apo të vaksinuar, tregon se është më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 9 korrik 2021 (MIA) – Varianti delta për herë të parë u zbulua në Indi në tetor të vitit 2020 dhe prej atëherë u zgjerua në mbarë botën. Varianti delta tani është dominant në shumë vende apo rajone (Indi, Angli, Portugali, Rusi etj.) dhe vlerësohet se do të jetë në pjesën më të madhe në mbarë Evropën në afat prej disa javëve deri në disa muaj. Analiza e bërë nga Instituti Pater në ndjeshmërinë e variantit delta në antitrupat monoklonal dhe  serumi i njerëzve të cilët kanë qenë të infektuar apo të vaksinuar, tregon se është më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Studimet epidemiologjike tregojnë se varianti delta është më transmetues nga variantet e tjera.  Hulumtuesit nga Instituti Paster (njësi e përbashkët CNRS) në bashkëpunim me spitalin evropian Zhorzh Pompidu AP0HP nga Parisi dhe spitalet universitare në Orlean dhe Strasburg e studiuan ndjeshmërinë e variantit delta të antitrupave monoklonal që përdoren në klinika që të parandalohen format e rënda të sëmundjes te personat e ekspozuar në rrezik, si dhe antitrupat neutralizues të pranishme në serimet te personat paraprakisht të infektuar me SARS-Cov-2 apo të vaksinuar. Ata e krahasuan këtë ndjeshmëri me virusin që qarkullonte paraprakisht në Francë (i quajtur varianti alfa apo anglez), si dhe me variantin e njohur si (varianti beta) i Afrikës së Jugut.

 Ky dallim në ndjeshmëri është vërejtur edhe te njerëzit e vaksinuar me dy doza të vaksinës Fajzer apo vaksinës Astra Zeneka: antitrupat e pranishme në serumet e tyre janë efikase në neutralizimin e variantit delta, me efikasitet pak më të ulët sesa në krahasim me variantin alfa.

 Nga ana tjetër, serumi i njerëzve të vaksinuar me një dozë (Fajzer apo Astra Zeneka) është joaktiv apo shumë pak aktiv kundër variantit delta apo beta. Konkluzioni i Institutit Paster është se varianti delta është më pak rezistues ndaj antitrupave neutralizues sesa varianti alfa. ar/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle