0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Hoxha: Bardh e zi është fotografia në Tetovë, çdo mbështetje është e mirëseardhur

Që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të lejojmë që mbështetja e qytetarëve në Zhelinë dhe Tetovë të kthehet në pazare politike. Fotografia është e qartë. Partitë që duhej të dëshmonin dhe të tregonin në raundin e parë u panë shifrat. Tashmë fotografia është bardh e zi - a janë qytetarët të kënaqur me kryetaren aktuale, apo kërkojnë ndryshim në Tetovë, tha sot sekretari i përgjithshëm i Besës dhe ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, duke iu përgjigjur gazetarëve, në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle