0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Halimi: Të tjerët e kanë keqpërdoruar pushtetin lokal, ne punuam shumë

- Punuam shumë, edhe pse ishim në pandemi. Ju jeni dëshmitarë si ishte Haraçina para katër viteve, dhe si është tani. Dallimi është si dita me natën. Të tjerët para nesh, e kanë keqpërdoruar pushtetin lokal. Këtë sonte e tha kryetarja aktuale dhe kandidate për edhe një mandat në komunën e Haraçinës, Milikije Halimi në tribunën me qytetarë "Më e mira për komunën time".

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Punuam shumë, edhe pse ishim në pandemi. Ju jeni dëshmitarë si ishte Haraçina para katër viteve, dhe si është tani. Dallimi është si dita me natën. Të tjerët para nesh, e kanë keqpërdoruar pushtetin lokal. Këtë sonte e tha kryetarja aktuale dhe kandidate për edhe një mandat në komunën e Haraçinës, Milikije Halimi në tribunën me qytetarë “Më e mira për komunën time”.
“E larguam deponinë ilegale nga Haraçina, e përfunduam kanalizimin primar, që kushton mbi 98 milionë euro, e ndërtuam ndërtesën e komunës, më modernen që mund të jetë, asfaltuam shumë rrugë”, tha Halimi.
Ajo theksoi se kanë program të shkëlqyer edhe për katër vitet e ardhshme dhe ekip të shkëlqyer me kandidatë për këshilltarë të cilët do ta realizojnë.
Halimi ju bëri thirrje bashkëqytetarëve të saj që ta rrethojnë numrin 9 dhe shtoi se me këtë do t’i jepet mundësi që të vazhdojë edhe më fuqishëm të punojë për Haraçinën. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle