Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Guteresh shprehu shqetësim për shkak të izolimit të vendeve të Afrikës së Jugut

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot deklaroi se është thellë i shqetësuar për izolimin e vendeve të Afrikës së Jugut, pasi disa vende vendosën masa të reja restriktive lidhur me udhëtimet për shkak të llojit të ri të koronavirusit - Omikron.

Nju-Jork, 29 nëntor 2021 (MIA)  – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot deklaroi se është thellë i shqetësuar për izolimin e vendeve të Afrikës së Jugut, pasi disa vende vendosën masa të reja restriktive lidhur me udhëtimet për shkak të llojit të ri të koronavirusit – Omikron.

“Ju bëj thirrje të gjitha qeverive të mendojnë për testimin e sërishëm të udhëtarëve, së bashku me të gjitha masat e tjera përkatëse dhe efektive, me qëllim që të shmanget rreziku nga bartja e infeksionit”, tha Guteresh.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së bëri apel që të lejohen udhëtime për shkaqe ekonomike.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle