0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Grubi: Nuk ka dyshim në shumicën parlamentare, të gjithë partnerët e koalicionit janë kundër dorëheqjes së Zaevit

Pa mëdyshje i mbështetëm politikat e Qeverisë, kryeministrin Zoran Zaev dhe tërë koalicionin qeveritar për vazhdim me agjendën evropiane dhe reformuese dhe nuk pati asnjë dyshim në shumicën parlamentare nga asnjëri pjesëmarrës në takim, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi pas takimit koordinues të kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit.

Shkup, 1 nëntor 2021 (MIA) – Pa mëdyshje i mbështetëm politikat e Qeverisë, kryeministrin Zoran Zaev dhe tërë koalicionin qeveritar për vazhdim me agjendën evropiane dhe reformuese dhe nuk pati asnjë dyshim në shumicën parlamentare nga asnjëri pjesëmarrës në takim, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi pas takimit koordinues të kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit.

“Gjithashtu do të doja t’ju informoj se të gjithë partnerët që marrin pjesë në Qeveri ishin absolutisht kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev, sepse konsiderojmë se ajo ishte e përshpejtuar dhe se ai duhet të vazhdojë me udhëheqjen e Qeverisë dhe zbatimin e politikave, sepse atë e presin qytetarët”, shtoi Grubi, i cili është zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Ai theksoi se në takim është vlerësuar se shtetit i nevojitet stabilitet, parashikueshmëri dhe partneritet me bashkësinë euroatlantike dhe se dorëheqja e kryeministrit Zaev është e panevojshme.

“Këto ishin zgjedhje lokale, nuk janë zgjedhje parlamentare. ne e fituam mandatin më 15 korrik të vitit 2020 për ta udhëhequr këtë vend sipas kursit euroatlantik. ne konsiderojmë se vetëm kjo Qeveri mund ta zgjidhë kontestin me Sofjen fqinje dhe t’i hapë negociatat inkuadruese me BE-në”, tha Grubi.

Sipas tij, vetëm kjo Qeveri do të mund t’i kultivojë marrëdhëniet ndëretnike dhe ta garantojë Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Nuk guxojmë t’i lelojmë vetes aventura edhe si qytetarë edhe si shtet në këto momente të brishta, jo vetëm për shtetin tonë, por për tërë rajonin”, tha Grubi, duke shtuar se në gjendjen e tanishme, qytetarëve më së shumti u nevojitet stabilitet. ab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle