0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Grubi: Ka deputetë të cilët duan të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe për këtë duhet të bisedohet

Sipas zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet  Bashkësive, Artan Grubi, te opozita ka njerëz të cilët duan të vazhdohet  me integrimet evropiane të vendit dhe t'i mbështesin ndryshimet kushtetuese në parlament. Tema për referendumin, tha ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me paralajmërimet e opozitës për prononcim të referendumit, po e shtyjnë politikanë të cilët përpiqen ta zgjasin mbijetesën në politikë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle