0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Grubi: Dorëheqja e Zaevit nga posti i kryeministrit duhet të presë

BDI do ta respektojë vendimin brendapartiak të LSDM-së për zgjedhjen e kryetarit të ri që është paralajmëruar se do të zgjidhet më 12 dhjetor. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka deklaruar se ajo është çështje e tyre e brendshme që ata e respektojnë dhe ka shtuar se ju dëshiron shumë sukses më 12 dhjetor në zgjedhjet brendapartiake për lider partiak.

Shkup, 27 nëntor 2021 (MIA) – BDI do ta respektojë vendimin brendapartiak të LSDM-së për zgjedhjen e kryetarit të ri që është paralajmëruar se do të zgjidhet më 12 dhjetor. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka deklaruar se ajo është çështje e tyre e brendshme që ata e respektojnë dhe ka shtuar se ju dëshiron shumë sukses më 12 dhjetor në zgjedhjet brendapartiake për lider partiak.

“Ne do ta respektojmë atë vendim dhe do ta pranojmë kuptohet verdiktin e të gjithë anëtarëve që do të vendosin se kush do të jetë lideri i tyre i ardhshëm më 12 dhjetor. Lidhur me dorëheqjen në vendin kryeministër të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut konsiderojmë se për këtë duhet të pritet. Kemi shumë çështje të rëndësishme para nesh në muajt që pasojnë dhe konsiderojmë se bashkë me z. Zaev në krye të qeverisë do të duhet t’i rrumbullakojmë të gjitha ato procese, përfshirë edhe dërgimin e përgjigjes pozitive të të gjitha çështjeve që janë pjesë e dialogut me Bullgarinë fqinje që të zhbllokohet rruga e marrjes së datës për konferencën e parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Grubi i cili bashkë me eurodeputetin Ilhan Quçuk kanë vizituar SH.F “Ismail Qemali”.

Lidhur me shumicën parlamentare, ka shtuar Grubi i patë edhe dje qëndrimet e LSDM-së dhe Alternativës dhe këtë ne e thamë ditën kur kishte interpelancë të Qeverisë në votimin e mosbesimit dhe se shumica parlamentare është stabile dhe do të vazhdojë dhe këtë e demonstruam më së miri në ditën kur duhej të votohej në Kuvend.

“Me këtë në fakt edhe i bindëm qytetarët se është e pasuksesshme iniciativa e opozitës që të rrëzohet kjo shumicë parlamentare progresive dhe presim që edhe partitë tjera politike që kanë qenë pjesë e asaj iniciative të bashkëngjiten në shumicën parlamentare dhe të mos bëhen pjesë e skenarëve të errëta për vendin e cila pret ta zgjedh kontestin me Bullgarinë”, ka thënë Grubi.

Kemi, ka thënë ai atmosferë pozitive, atë e kemi thënë edhe me eurodeputetin dhe jemi të gatshëm të japim përgjigje ndaj gjitha atyre çështjeve.

Ai njëherësh ka thënë se Zaevi ka kontakte të drejtpërdrejta me Alternativën dhe i informon rreth kësaj.

“Edhe ne kemi kontaktet tona me anëtarët e partisë, çdoherë, ashtu edhe siç thash të gjithë janë të mirëseardhur ata që duan rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Të gjithë ata deputetë që dëshirojnë Maqedoni progresive janë të mirë se ardhur sepse vetëm kështu mund ta çojmë përpara shtetin”, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk është koha për krizë. “Koha është të përveshim mëngët, ashtu siç bëmë për NATO, për Marrëveshjen e Prespës…”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Mes tjerash ai ka thënë se shumica parlamentare do të stabilizohet, do të jetë më e madhe nga ajo që është tani dhe se tani do të duhet ta përfundojë mandatin në vitin 2024.

“Për zgjedhje të parakohshme ndoshta mund të diskutohet bashkë me ato presidenciale që duhet të mbahen në vitin 2024 më muajin prill ose maj. Ne jemi të gatshëm të pranojmë të gjitha ato forca demokratike në Kuvend që e dëshirojnë këtë, punojnë dhe angazhohen për Republikë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Përcaktimet programore, pozicionet në fakt janë që t’ju shërbejnë qytetarëve dhe të gjejmë njerëzit më të mirë, njerëzit më të përgjegjshëm që të reflektojnë në atë pjesë të programit që duhet ta harmonizojmë”, ka thënë Grubi. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle