Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Gjysmë milioni kinezë me letër drejtuar OBSH-së kërkojnë hetim për bio-laboratorin amerikan në Fort Detrik

Mbi gjysmë million shfrytëzues të Internetit nga Kina nënshkruan letër të hapur drejtuar Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) në të cilën kërkojnë hetim për laboratorin biologjik amerikan në Fort Detrik në mënyrë që të “parandalohen epidemitë e ardhshme”, shkruan gazeta kineze “Global tajms.

Pekin, 19 korrik 2021 (MIA) – Mbi gjysmë million shfrytëzues të Internetit nga Kina nënshkruan letër të hapur drejtuar Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) në të cilën kërkojnë hetim për laboratorin biologjik amerikan në Fort Detrik në mënyrë që të “parandalohen epidemitë e ardhshme”, shkruan gazeta kineze “Global tajms.

Njeriu I parë I OBSH-së, Tedros Adanom Gebreizus, paraprakisht, nuk e përjashtoi mundësinë për prejardhje artificial të koronavirusit. Ai kumtoi se organizata ka për qëllim të kryejë revision të laboratoreve edhe në kapacitetet hulumtuese në rajonet ku u paraqitën rastet e para me Kovid-19 në dhjetor të vitit 2019.

Në letrën e hapur nga banorët e RP të Kinës ceket se për t’u parandaluar një epidemic tjetër, OBSH duhet t’u kushtojë vëmendje laboratoreve që studiojnë viruse të rrezikshme apo armë biokimike. Në mënyrë të posaçme, letra e cekë Institutin për hulumtim të sëmundjeve infektive të armatës amerikane (USAMRID), me seli në Fort Detrik, Merilend, për të cilin thuhet se përmban viruse të rrezikshme dhe ngjitëse – ebolën, SARS, MERS dhe fruthin. Rrjedhja e cilit do prej tyre mund të shkaktojë pasoja serioze.

“Gjatë vjeshtës së vitit 2019 në laborator ka pasur rrjedhje para se të shpërthejë epidemia e Kovid-19, por SHBA-ja nuk zbuloi informata të hollësishme për incidentin nën arsyetimin e sigurisë nacionale”, ceket në letër.

Në letër ceket se Kina u lejoi virusologëve perëndimorç dhe përfaqësuesve të mediumeve amerikane ta vizitojnë Institutin për virusologji në Vuhan, ndërsa SHBA-ja nuk e hapi laboratorin në Fort Detrik dhe nuk I “ndau të dhënat fillestare me vendet, prëfshirë edhe Kinën, të cilat janë të pavarura nga ndikimi gjeopolitik I SHBA-së.

Sipas gazettes kineze, laboratory amerikan ishte mbyllur përkohësisht në vitin 2019, pasi që u krye revision nga Qendra amerikane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (CDC). Shkak I mbylljes ishte quajtur “problem infrastrukturore me dezinfektim të ujërave ndotëse”, por sqarimi sipas mendimit të gazettes, nuk është mjaft bindës. Vetëm me konstatimin e prejardhjes së virusit, bota mund t’I eliminojë rreziqet potenciale dhe të evitojë shpërthim të mëtutjeshëm të epidemive”, shkruan gazeta “Global tajms”.

Grupi I shfrytëzuesve kinezë e përgatitën letrën dhe e lutën gazetën ta pubikojë në rrjetet sociale, që u bë të shtunën, më 17 korrik. Vetëm gjatë ditës letra tuboi mbi 500.000 nënshkrime, vëren gazeta.

OBSH në amrs e publikoi versionin përfundimtar të raportit nga grupi ndërkombëtar u ekspertëve nga qyteti Vuhan për identifikimin e prejardhejs së koronavirusit, në të cilin prejardhja e koronavirusit nga laboratory e quajtën “mjaft të pabesueshme”. Në raport, gjithashtu, thueht se lloji I ri I koronavirusit me siguri tek njerëpzit ishte bartur nga lakuriqët përmes një kafshe tjetër. Versioni tjetër për prejardhjen e Kovid-19 – bartja nga kafshët tek njerëzit – ekspertët e shtuan në listën e hipotezave “nga e mundur deri tek e sigurt”. Misioni 9i OBSH-së e quajti edhe “të mundur” edhe versionin për dukuri të Kovid-19 përmes ushqimit të ngrirë.

SHBA-ja dhe 13 vende të tjera lëshuan kumtesë të përbashkët në të cil[ën shprehën shqetësim për rezultatet nga raporti I OBSH-së nga vizita e ekipit ndërkombëtar dhe e cekën nevojën për hetim “transparent dhe të pavarur” për prejardhjen e Kovid-19.

Zëdhënësi I Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Xhao Lixhiang, duke e komentuar qëllimin e SHBA-së të publikohet raporti për prejardhjen e Kovid-29, atë e quajti lojë politike dhe tentim që faji t’u vihet të tjerëve. Ai tha se fakti se SHBA-ja po tenton t’u lejojë shërbimeve zbuluese të nxjerrin konkludime shkencore tregon vetëm atë se Uashingtoni nuk është i interesuar për të vërtetën. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle