0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Gjykata Administrative anuloi votimin edhe në një vendvotim në Shuto Orizarë

- Gjykata Administrative i anuloi rezultatet nga votimi i realizuar në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit dhe për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Komunës Shuto Orizarë. Gjykata vendosi pas padisë së Lëvizjes "Të vendosur për ndryshime" kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Shkup, 25 tetor 2021 (MIA) – Gjykata Administrative i anuloi rezultatet nga votimi i realizuar në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit dhe për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Komunës Shuto Orizarë. Gjykata vendosi pas padisë së Lëvizjes “Të vendosur për ndryshime” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ankesa e Lëvizjes “Të vendosur për ndryshime”, e udhëhequr nga PLD dhe RDM, ishte dorëzuar në KSHZ për procedurën për votim, grumbullim dhe vërtetim të rezultateve nga votimi në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë.

Për atë nëse do të rivotohet në këtë vendvotim, nga KSHZ njoftojnë se duhet ta shqyrtojnë vendimin nga Gjykata Administrative dhe të bëhet vlerësim nëse votimi eventual do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Paraprakisht dje, Gjykata Administrative e pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rezultatet nga votimi për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin numër 0543, dhe aty do të bëhet rivotimi. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle