Kronikë SQShoqëri SQ

Gjoba për 47 shoferë për vendosjen e xhamave të errët në automjete

Në periudhën prej 12 deri më 18 korrik, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar për sanksionimin e automjeteve të cilët kanë vendosur folje pa A test (xhama të errët) me ç’rast janë sanksionuar 47 shoferë.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Në periudhën prej 12 deri më 18 korrik, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar për sanksionimin e automjeteve të cilët kanë vendosur folje pa A test (xhama të errët) me ç’rast janë sanksionuar 47 shoferë.

Siç qëndron në kumtesën e sotme nga MPB-ja, kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’I respektojnë rregullat në komunikacion. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle