Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Gjenerali Karter paralajmëron se Afganistanit po i kërcënohet luftë qytetare

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës britanike, gjenerali Nikolas Karter, sot paralajmëroi për mundësinë e luftës civile në Afganistan. Deklarata vjen në kohën kur trupat amerikanë dhe trupa të tjerë të huaj tërhiqen nga Afganistani.

Kabul, 8 korrik 2021 (MIA) – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës britanike, gjenerali Nikolas Karter, sot paralajmëroi për mundësinë e luftës civile në Afganistan.

Deklarata vjen në kohën kur trupat amerikanë dhe trupa të tjerë të huaj tërhiqen nga Afganistani.

Pasi u njoftua se shumica e trupave britanike ishin larguar nga Afganistani, Karter tha se vendi me siguri mund të përjetojë kolaps pa praninë e trupave të huaja.

Afganistani do të mund të gjindet në luftë civile siç ishte në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur ekzistonte “kultura e liderëve ushtarakë” ndërsa disa institucione të rëndësishme, siç janë forcat e sigurisë, mund të copëtohen sipas linajve etnike ose fisnore”, tha ai.

“Nëse ndodh kjo, supozoj se talibanët do të kontrollojnë një pjesë të vendit. Por, kuptohet, ata nuk do ta kontrollojnë të gjithë vendin”, shtoi Karter. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle