Gjendja e rrugëve SQ

Gjendja e rrugëve

RAPORT PËR GJENDJEN NË DREJTIMET RRUGORE DHE VENDKALIMET KUFITARE

Raporti nr. 0666 09.07.2021

Ora 06:00

GJENDJA:  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë  të thata.

FREKUENTIMI: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI SEZONAL I KOMUNIKACIONIT: Rruga rajonale P-2332 Resnjë – Ohër (përmes Galiçicës) është e hapur për qarkullim. Rekomandim për vozitësit të kenë kujdes në këtë drejtim rrugor për shkak të parqitjes së shembjeve të vogla. Gjithashtu, NP Rrugët e Maqedonisë njofton se në këtë drejtim rrugor po kryhen punë ndërtimore – pastrim I bankinave, kositje dhe shkurtim I degëve në pjesën nga Dogana deri në Tërpeicë kryen punë ndërtimore pastrim të trotuareve, pastrim dhe krasitje të degëve në pjeësn nga Dogana deri në Tërpeicë.

PUNË NË RRUGË:

NP Rrugët e Maqedonisë njofton se nga 29.05.2021, në rrugën rajonale P – 29275  pjesa Tetovë – Kodër të Diellit dhe Shipkovicë – Brodec – Veshalë, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltim), në 30 ditët e ardhshme trafiku do të jetë në ndërprerje nga ora 08.30 deri 16.30 çdo ditë, përveç të dielave dhe ditëve të festave. Në vendin e punës do të vendoset sinjalizimi i duhur i komunikacionit.

NP Rrugët e Maqedonisë filiali Veles njofton se do të kryejë punë ndërtimore (mbindërtim dhe riparim) në rrugën rajonale R – 1103 drejtimi rrugor Kavadar – Drenovë nga 26.05.2021 në 30 ditët e ardhshme. Në vendin e punës do të vendoset sinjalizimi i duhur i komunikacionit.

Dtg Zhikol SHPKNJPl Strumicë i njofton të gjithë shoferët se për shkak të rehabilitimit të urës numër 3 në rrugën rajonale R1103, seksioni Lakavicë – Negotinë, faza e dytë, nga 24.03.2021 ndalohet qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, përkatësisht do të mbyllet plotësisht komunikacioni në këtë rrugë për një periudhë prej 5 muajsh.

ESKAVATORI-MK SHPKNJPl SHKUP raporton se nga 21.04.2021, ka filluar rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, seksioni: Kumanovë – pjesa Stracin 1: nga KM 0 + 000.00 në KM 15 + 195.85.

Në autostradën A3 drejtimi Resnjë – Ohër duke filluar nga 1.4.2021. (e enjte) para hyrjes në Ohër, po kryhen punime ndërtimore. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.

DG Beton SHA – Shkup njofton se po realizohen punime ndërtimore për rehabilitim me zgjerim të Rrugës Shtetërore A1, seksioni Petrovec – Katlanovë (krosia majtas dhe djathtas), përkatësisht nga km. 37 + 046.94 deri në km. 41 + 798.92 në drejtim nga Petroveci në Katllanovë dhe nga 23 + 271.08 në 28 + 460.76 në drejtim nga Katllanova në Petrovec. Në vendin e realizimit të punimeve ndërtimore zhvillohet regjim i përkohshëm i komunikacionit me sinjale të duhura të komunikacionit. Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje. Rekomandim për drejtuesit për shpejtësi të adaptuar dhe respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit. Punimet për projektin e përmendur janë planifikuar të përfundojnë më 31.07.2021.

Për shkak të punimeve ndërtimore në autostradën A2 Strugë – vk Qafthanë (nga stacioni i benzinës OKTA deri në hyrje të fshatit Radolishtë) shpejtësia është e kufizuar në 40 km / orë. Në vendin e realizimit të ndërtimeve do të vendosen sinjalet e duhura të komunikacionit.

NN Viktoria Invest njofton se më 30.10.2020, filloi me punët ndërtimore në rrugën A2 Kërçovë – Ohër, më saktësisht në seksionin midis fshatit. Klimeshtan – f. Mesheishtë, ku ka regjim të ndryshuar të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e punimeve janë vendosur sinjalet e duhura të komunikacionit. Ky regjim i ndryshuar i komunikacionit do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

V.K. ILinden – Strugë njofton se prej 30.10.2020 në drejtimin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, në aksin Presekë – Pesoçan, afër f.Vërbjan filloi me kryerjen e punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim) ku ka ndryshim të regjimit të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.

Nga 28.09.2020 SHN Granit filloi me rehabilitimin e rrugës rajonale R1303, seksioni Kërçovë – Makedonski Brod, në një gjatësi totale prej 26 km. Afati i fundit për përfundimin e objektit është 31.07.2021. Do të kryhen seksion pas seksioni në gjatësi prej 1 km. Trafiku gjatë punimeve do të zhvillohet në një korsi trafiku dhe do të rregullohet me lëshimin e automjeteve koordinuar me flamuj.

Më 21.09.2020 filloi kryerja e aktiviteteve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore P1202 (P409), pjesa Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, gjegjësisht nga Hanet e Mavrovës deri në f. Tërnicë, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Nga data 21.08.2020, SHN Granit SHA Shkup do të kryejë rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës rajonale P1205, aksi rrugor Krupishtë-Probishtip. Për shkak të kësaj do të bëhet ndryshimi i regjimit të komunikacionit, nga hyrja me rrugën rajonale P2230, deri në hyrje të Probishtipit. Përkatësisht komunikacioni do të rikahëzohet nga ura në Kisellicë deri në hyrje të f. Zlletovë, përmes f. Ratavicë deri në Probishtip dhe anasjelltas. Nga vlera e veçantë është këtë rikahëzim ta respektojnë shoferët e automjeteve të rënda transportuese të cilët transitojnë nëpër këtë rrugë. Leja është me vlerë prej gjashtë muajve, përkatësisht deri në kompletimin e punëve.

SHN Granit SHA Shkup njofton se në përputhje me miratimin e lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit gjatë rikonstruimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, seksioni Kriva Palankë – VK Deve Bair në periudhën prej 11.05.2020. deri më 02.2022 me projektin themelor për implementim parashikohet gërvishtja dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese si dhe zgjerimi, përkatësisht ndërtimi i një korsie të tretë në rrugën ekzistuese. Nga 08.10.2020 puna në rrugë në këtë pjesë është intensifikuar, prandaj apelojmë për vigjilencë të shtuar, rregullim të shpejtësisë dhe respektim të sinjaleve të komunikacionit.

Gjatë orarit të punës rregullimi kryhet me punëtorët, ndërsa pas përfundimit të orëve të punës, rregullimi bëhet me sinjalizim drite – semaforë (nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin Deve Bair).

Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.

Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe t’i respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.

QENDRA INFORMATIVE LAAM

Tel. (02)15-555

_______________________________________________________________________________

MIA këto tekste I publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle