Uncategorized SQ

Gërkovska: Rritja e besimit në institucione dhe reforma në administratën publike janë pjesë e prioriteteve të Qeverisë

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllim strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe prandaj përcaktim i ynë kyç është të ndërtojmë sistem që do të bazohet në vlerat në të cilat bazohet Bashkimi Evropian, ndërsa ato janë respektimi i të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, si dhe ekonomia funksionale e tregut, porositi zëvendësja e kryetarit të Qeverisë e angazhuar për politika për sundim të  mirë, Sllavica Gërkovska.

Shkup, 28 nëntor 2022 (MIA) – Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllim strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe prandaj përcaktim i ynë kyç është të ndërtojmë sistem që do të bazohet në vlerat në të cilat bazohet Bashkimi Evropian, ndërsa ato janë respektimi i të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, si dhe ekonomia funksionale e tregut, porositi zëvendësja e kryetarit të Qeverisë e angazhuar për politika për sundim të  mirë, Sllavica Gërkovska.

Ajo sot në fjalimin e vet në Komitetin e 16-të për demokraci dhe menaxhim, të Këshillit të Evropës në Strasburg theksoi se rritja e besimit të qytetarëve në institucione, por gjithashtu edhe reforma e administratës publike janë pjesë e prioriteteve në të cilat fokusohet Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ajo foli edhe në procesin e reformave të administratës publike, e cila duhet të jetë profesionale, përgjegjëse dhe efikase në reflektimin e shërbimeve drejt qytetarëve. Në atë drejtim, shtoi Gërkovska, është i domosdoshëm implementimi konsekuent i parimeve për sundim të mirë, siç janë përgjegjësia, llogaridhënia, transparenca, profesionaliteti dhe efikasiteti i administratës publike.

Ajo, para Komitetit për demokraci dhe menaxhim, e prezantoi nismën në të cilën punon Kabineti i saj, ndërkaq ajo është në Maqedoni të Veriut, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës të formohet Qendra për sundim të mirë. Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kjo Qendër do të ishte e ngjashme me Qendrën për ekspertiza të Këshillit të Evropës, e cila u ndihmon vendeve anëtare të BE-së t’i implementojnë parimet e sundimit të mirë në të gjitha nivelet qeveritare dhe t’i promovojnë standardet evropiane dhe praktikat e mira në të gjitha nivelet.

Në Komitetin e 16-të për demokraci dhe menaxhim të Këshillit të Evropës, folën edhe përfaqësues nga Ukraina, Malta, Gjeorgjia dhe Armenia. ab/

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle