0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Gashi: Shkupi ynë sot ishte plot dhimbje

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Bullgari.

Shkup, 3 dhjetor 2021 (MIA) – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Në jetën tonë ka disa çaste kur dhimbja bëhet e vështirë dhe rëndë e përshkrueshme. Por, ka ca ditë kur dhimbja i shter edhe fjalët. Kështu ishte sot Shkupi ynë. Zoti i pastë mëshiruar ata që sot i strehuam në tokë, ndërsa ia dorëzuam Qiellit dhe Ai u dhashtë durim e fuqi familjarëve të tyre për ta përballuar këtë dhimbje! ”, ka shkruar mes tjerash Gashi në proflin e tij në Fejsbuk. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle