0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Ganiu: Fitoren për Çairin e kemi të përbashkët

Kandidati i BDI-së, Visar Ganiu ka fituar mandatin e tij të dytë për të udhëhequr me komunën e Çairit.

Shkup, 31 tetor 2021 (MIA) – Kandidati i BDI-së, Visar Ganiu ka fituar mandatin e tij të dytë për të udhëhequr me komunën e Çairit.

Nga 87,21 për qind e votave të numëruara sipas KSHZ-së, Ganiu ka 54,34 për qind, derisa Bekim Sali nga ASH/AAA 40,83 për qind.

Përmes një postimi në Fejsbuk, Ganiu ka falënderuar votuesit dhe gjithë aktivistët e BDI-së.

“Qytetarë të Çairit, urime fitorja e thellë që e arritëm bashkërisht sonte. Fitorja ka vetëm një emër e ai emër është demokracia. Ju ftoj së bashku të jemi partner dhe të udhëheqim Çairin, ashtu siç e kemi udhëhequr deri tani, sepse Çairi është krenaria jonë e përbashkët”, shkruan Ganiu.

“Kjo fitore e jona ka një burim nga i cili erdhi e gjithë fuqia e ai është Ali Ahmeti, bashkë me aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Degën e BDI-Çair me në krye Izet Mexhitin, Forumin e Gruas të BDI-së Çair, Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të gjitha këshillat vendorë, për të cilët kam një falënderim dhe përulje të pafund. Vazhdojmë me forca të reja, energji plot dhe bashkë me ju edhe për katër vite tjera me plot punë, projekte e të mira për Çairin tonë. Ngelem kryetar i të gjithë qytetarëve, kurse ju ngeleni forca e fitores time dhe angazhimit tim për të ardhmen!”, ka theksuar mes tjerash Ganiu. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle