0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Ganiu dhe Shilegov: Rruga “Cvetan Dimov” do të bëhet bulevard me gjashtë korsi

Kryetari i komunës së Çairit dhe ai i Qytetit të Shkupit, Visar Ganiu dhe Petre Shilegov premtuan tre projekte mega infrastrukturore për Çairin që do të realizohen në mandatin e tyre të ri katërvjeçar.

Shkup, 13 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i komunës së Çairit dhe ai i Qytetit të Shkupit, Visar Ganiu dhe Petre Shilegov premtuan tre projekte mega infrastrukturore për Çairin që do të realizohen në mandatin e tyre të ri katërvjeçar.

Ganiu paralajmëroi se rruga “Cvetan Dimov” do të rikonstruohet dhe do të transformohet në një boulevard modern.

“Zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” është një nga projektet më të rëndësishme që do ta lehtësojë dhe shpejtojë komunikacionin. Rruga zgjerohet në 35 metra, me shteg biçikletash, gjelbërim midis dy anëve, që do të thotë ajër më të pastër dhe trotuare për këmbësorët, një investim prej rreth 7 milion euro”, tha Ganiu.

Shilegov theksoi se Shkupi tani është qytet i të gjithëve dhe se për herë të parë po zhvillohet në mënyrë të barabartë në të dyja anët, në çdo komunë dhe në çdo vendbanim.

“Gjatë mandatit të fundit katërvjeçar, janë rikonstruuar rrugët “Xhon Kenedi”,” Nikola Karev”,”Kërste Petkov Misirkov”,”Bosnje e Hercegovina”, dhe së bashku me komunën e Çairit do të zgjidhim problemin me parkimin në Çair, tha Shilegov.

Shtoi se pasi të jetë zgjeruar rruga “Cvetan Dimov”, është planifikuar të kalohet tranziti i shpejtë i autobusit në Çair, në fazën e dytë kur do të bëhet lidhja mes Butelit dhe Kisela Vodës.

Visar Ganiu tha se në mandatin e ardhshëm rrugët “Kësrte Arsenov” “Pavli Iliq”, “Dobri Daskalov”, “Strumiçka” dhe “Resenska” do të bëhen të njëkahshme, që dukshëm do ta lehtësojë komunikacionin. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle