Evropë SQ

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe të brengosura për shkak të paralajmërimeve të Teheranit për prodhimtarinë e uraniumit të pasuruar deri në 20 për qind

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe shprehën "brengë të madhe" për shkak të paralajmërimit të Iranit se do të fillojë me prodhimtarinë e uraniumit të pasuruar deri në 20 për qind si karburant për reaktorë bërthamor.

Paris, 7 korrik 2021 (MIA) – Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe shprehën “brengë të madhe” për shkak të paralajmërimit të Iranit se do të fillojë me prodhimtarinë e uraniumit të pasuruar deri në 20 për qind si karburant për reaktorë bërthamor.

Në kumtesën e përbashkët ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet e treta theksuan se janë “shumë të brengosur nga raporti i fundit i ANEB  me të cilin konfirmohet se Irani  i ka ndërmarrë hapat e domosdoshëm për prodhimtarinë e uranumit të pasuruar. Kjo është shkelje serioze e obligimeve të Teheranit”, nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kumtoi se Irani i ka njoftuar se tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për programin e saj bërthamor dhe se ka ndërmarrë hapa konkret për prodhimtarinë e uraniumit të pasuruar deri në 20-të për qind pastërti për karburantin e reaktorëve. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle