Biznes SQLink i drejtpërdrejtë SQ

Forumi i biznesit Maqedoni e Veriut – Poloni (drejtpërdrejt)

Në kuadër të vizitës së presidentit të Polonisë, Andzhej Duda në vend, sot do të mbahet biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni, ku përfaqësues të kompanive nga të dy vendet do t’i shqyrtojnë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Shkup, 19 nëntor 2021 (MIA) – Në kuadër të vizitës së presidentit të Polonisë, Andzhej Duda në vend, sot do të mbahet biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni, ku përfaqësues të kompanive nga të dy vendet do t’i shqyrtojnë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në biznes forumin do të mbajnë fjalim presidentët Stevo Pendarvski dhe Andzhej Duda, pas çka do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes organizatorëve të ngjarjes, Agjencisë për invesitme të huaja dhe promovimin e eksportit të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë polake për investime dhe tregti.

Qëllimi forumit është përmirësimi dhe përforcimi i bashkëpunimit të kompanive nga të dy vendet, për çka të pranishmit do të kenë mundësi për prezantim pas përfundimit të pjesës zyrtare për B2B takime. 

https://www.facebook.com/watch/?v=400855135087073

Butoni Kthehu në krye
Mbylle