0_Maqedoni.Portal SQKultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

FNT Skupifestival: Shfaqja më e mirë shpallet “+ 18” e Teatrit të Gjakovës dhe “Kuakin” e Teatrit të Tuzllës

Edicioni i sivtjetshëm i festivalit FNT Skupifestival u organizua në hapësirat e Hanit Kurshumli në Çarshinë e Shkupit, në ambient të hapur, të shtyrë edhe për shkak të situatës me Pandeminë me Kovid 19, ndërsa tërë aktiviteti i programit të festivalit u mbajt sipas protokollit për Kovid 19,  dhënë nga Ministria e Kulturës së RMV-së.

Shkup, 14 shtator 2021 (MIA) –  Edicioni i sivtjetshëm i festivalit FNT Skupifestival u organizua në hapësirat e Hanit Kurshumli në Çarshinë e Shkupit, në ambient të hapur, të shtyrë edhe për shkak të situatës me Pandeminë me Kovid 19, ndërsa tërë aktiviteti i programit të festivalit u mbajt sipas protokollit për Kovid 19,  dhënë nga Ministria e Kulturës së RMV-së.

“Ashtu si ndodh në skenën e teatrit, një ngjarje e ndryshon krejt rrjedhën e veprimit dramatik, tragjedia e Spitalit Covid -19 të Tetovës, ndërroi dinamikën e edicionit të 15 SkupiFestival. Drejtuesit e festivalit në diskutime me jurinë, vendosen në respekt të punës dhe profesionalizmit të artistëve pjesëmarrës dhe përshtatën dinamikën zhvilluese të këtij edicioni duke e ndarë në shfaqje zhvilluar ‘live’ në teatër dhe shfaqje të ndjekura ‘ online’. Siç dihet  FNT Skupifestival ka edhe karakter garues,  ku juria e përzgjedhur  vendos për shfaqjen më të  të festivalit”, bëhet e ditur në kumtesën e FNT Skupifestival.

Në  këtë edicion, për shfaqjen më të mirë do të kujdesen juria e përbërë nga  Taulanda Jupi regjisore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Adelina Marku gazetare dhe kritike e teatrit, si dhe Elmaze Nura, regjisore dhe pedagoge në fakultetin e arteve skenike nga Prishtina .

Çmimi “Shfaqja më e mirë” ndahet për dy kategoritë “live” dhe “online”.

Fituese si shfaqja më e mirë LIVE shpallet shfaqja “+ 18” e teatrit Hadi Shehu Gjakovë nën regjinë e Qëndrim Rijanit.  Autorë të tekstit dramaturgjik janë David Mamet dhe Arjan Krasniqi, me skenografi të Petrit Bakallit kostumet – Alma Krasniqi, muzika – Adhurim Grezda, Ndërsa interpretojnë Edi Kastrati, Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Arbies Komoni, Vlora Dervishi, Yllka Lota, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edi Gjakova, Muradije Muriqi, Elida Shasivari.

Fituese si shfaqja më e mirë ONLINE shpallet shfaqja “Kuakin” e Teatrit Kombëtar të Tuzllës  nga  Bosna e Hercegovinа nën regjinë e Alesh Kurt. Autorë i tekstit Almir Bashoviq, skenografia Sabina Tërnka, kostumet Vesna Teodosoviq, muzika Zllatan Bozhuta, interpretuan Sinisha Udovçiq, Elvis Jahiq, Jasmina Dediq-Ibriq, Nedim Malkoçeviq/Hasan Sushiq, Jasmina Ibrahimoviq, Elmir Krivaliq, Luka Spasojeviq, Selma Gusinac, Samina Mujkanoviq.

Çmimi special “Luran Ahmeti” shkon për aktorin turk Ersin Umut Güler  nga Teatri Jollxhu nga  Stambolli me shfaqjen  “Venusi në gëzof”,  me  autorë  David Ives, regji të Ersin Umut Guler, skenografi të Ozlem Kaja, muzika Tufan Dagtekin, ndërsa interpretojnë Pervin Bagdat, Ersin Umut Guler.

Festivali u mbajt sipas protokolleve të miratuara nga Komisioni për sëmundjet infektive. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle