0_MIA Investigon.Portal SQIntervistë SQ

Flekenshtajn për MIA-n: BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus

– Këshilli i BE-së duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse duhet ta shfrytëzojmë shansin tani, por gjithashtu ai është edhe detyrimi ynë. Vendi juaj ofroi, ndërsa gjithashtu edhe Shqipëria dhe tani radhën e ka Bashkimi Evropian.

Ohër, 3 korrik 2021 (MIA) – Këshilli i BE-së duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse duhet ta shfrytëzojmë shansin tani, por gjithashtu ai është edhe detyrimi ynë. Vendi juaj ofroi, ndërsa gjithashtu edhe Shqipëria dhe tani radhën e ka Bashkimi Evropian.

Këtë në intervistë për MIA-n e thotë Knut Flekenshtajn, politikan gjerman dhe ish anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania. Është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, e cila është pjesë e Partisë së socialistëve evropianë. Ai ishte edhe një nga iniciatorët e procesit “Zhan Mone” në vend me qëllim përmirësimin e dialogut politik.

Flekenshtajn në intervistë për MIA-n thekson edhe se BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus, sepse sipas tij është e pabesueshme – si mundet një qeveri t’i pengojë 26 anëtaret e tjera dhe ta bllokojë të gjithë rajonin.

Politikani gjerman mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit të Prespës për Dialog që u mbajt më 1 dhe 2 korrik në Ohër.

Zotëri Flekenshtajn, Ju ishit dhe ende jeni mbështetës i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Cili është mendimi Juaj, a mund të presim përparim në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, dhe Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet në tetor, gjatë presidencës sllovene me BE-në?

“Përgjatë viteve u bëra më i kujdesshëm me këto fjali. Me të vërtetë shpresoj sepse Maqedonia e Veriut e meriton këtë. Kontesti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është bilateral dhe nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve në lidhje me konferencën ndërqeveritare. E kuptova se gati ka pasur përparim, por ai nuk ka qenë i mjaftueshëm gjatë presidencës paraprake. Nëse presidenca sllovene vazhdon në atë drejtim dhe nëse kemi komisar të fuqishëm i cili me të vërtetë është i përkushtuar edhe Parlamenti Evropian i cili gjithmonë ka qenë në anën e Maqedonisë së Veriut, atëherë mund të shpresojmë se mund të ketë progres.

I përmendët çështjet bilaterale, a konsideroni se ato duhet të jenë pengesë në rrugën evropiane?

“Kuptohet se nuk duhet të jenë pengesë në rrugën evropiane. ne kemi problemet tona në Bashkimin Evropian. Kemi rregulla të cilat nuk funksionojnë ndonjëherë. E dini se duhet të ketë konsensus nga të gjitha 27 anëtaret dhe kjo është gati se e pamundur, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe për zgjerimin të keni vendime të vërteta në kohën e vërtetë. Ne, në BE, duhet të mendojmë se si t’i ndryshojmë këto rregulla, sepse është e pabesueshme – si mundet një qeveri t’i pengojë 26 anëtaret e tjera dhe ta bllokojë të gjithë rajonin.

Nëse nuk mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor, a do të hapë kjo mundësi për ndikimet e tjera në rajon?

“Shpresoj. Komisioni Evropian ndoshta do të duhet të negociojë me Qeverinë bullgare dhe administrata e SHBA-së gjithmonë ka ide se si të përballet me situatat e tilla. Do të vlerësoja nëse Bullgaria pas zgjedhjeve, vendi ka qëndrim të tij dhe kjo është në rregull, e heq anash nga rruga në të cilën ecim të gjithë bashkë.

Si do të jetë kredibiliteti i BE-së në rajon nëse edhe një herë tregon mossukses dhe nuk i përmbush premtimet drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë? Si do të jetë perspektiva evropiane në atë rast për këto vende?

“Para së gjithash, nuk është BE-ja, në fund kjo nuk do t’iu ndihmonte. Por Parlamenti Evropian është shumë i qartë sa i përket asaj çështje sepse deputetët janë zgjedhur nga qytetarët në vendet e tyre anëtare. Komisari është shumë i qartë. Njëzetë e gjashtë nga gjithsej 27 vendet anëtare janë shumë të qarta. Nuk jeni vetëm dhe nuk jeni të vetmit të cilët jeni dëshpëruar.

Ekziston dëshpërim i madh edhe në Parlamentin Evropian. Nga ana tjetër, Këshilli duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare sepse duhet ta shfrytëzojmë shansin tani por gjithashtu ai është edhe detyrim i yni. Vendi juaj ka ofruar, ndërsa edhe Shqipëria gjithashtu dhe tani radhën e ka BE-ja. Gjithnjë bisedojmë se nevojitet që të realizohen reforma, të përfundojnë detyrat, por tani presidenca e BE-së do të bëjë çmos.

Neda Dimov Prokiq

Foto dhe video: Asllan Vishko

Butoni Kthehu në krye
Mbylle