0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Fillon sesioni vjeshtor, Parlamenti nën hijen e zgjedhjeve lokale

Deputetët kthehen në punë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gati një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot do të ketë takimin e parë me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pas së cilit me siguri do të dihet se çfarë aktivitetesh do të ketë Parlamenti gjatë javës dhe në shtator. Paralajmërimet janë se do të ketë një vazhdimësi të disa seancave dhe një seancë të re plenare nga mesi i shtatorit.

Shkup, 30 gusht 2021 (MIA) – Deputetët kthehen në punë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gati një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot do të ketë takimin e parë me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pas së cilit me siguri do të dihet se çfarë aktivitetesh do të ketë Parlamenti gjatë javës dhe në shtator. Paralajmërimet janë se do të ketë një vazhdimësi të disa seancave dhe një seancë të re plenare nga mesi i shtatorit.

Deputetët besojnë se duke i pasur parasysh zgjedhjet, aktivitetet e Kuvendit do të zvogëlohen dhe se diskutimet muajin e ardhshëm do të jenë në kontekstin e zgjedhjeve lokale.

Java e parë e sesionit të ardhshëm parlamentar pritet të kalojë me seanca të komisioneve. Tani zyrtarisht në uebfaqen parlamentare vetëm më 1 shtator (e mërkurë) janë caktuar tre seanca të Komisionit për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, si dhe një seancë e Komisionit për Sistem Ekonomik.

Në komisionet për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në rend të ditës është Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, në leximin e dytë, të parashtruar nga deputetët e shumicës qeverisëse, Projektligji për ndryshimin e ligjit për kundërvajtjet, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, në procedurë të shkurtuar, gjithashtu në leximin e dytë.

Komisioni për Çështjet Ekonomike do të diskutojë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për metrologjinë, Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për kontrollin e metaleve të çmuara, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për artizanate, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e eksportit të mallrave dhe teknologjive me Përdorim të dyfishtë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sistemin e me një sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë dhe Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, të gjitha në leximin e dytë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle