
Shkup, 18 gusht 2021 (MIA) – Në zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale – Shkup 2 shënohet fillimi i ndërtimit të investimit të parë koreanojugor në vend.
Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët dhe investimet Fatmir Bytyqi, drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski. Fjalime do të mbajnë edhe përfaqësuesit e udhëheqësisë së kompanive amerikane me renome globale “Dura automotiv sistems” dhe “Almak” koreanojugor.
Bëhet fjalë për një investim të ri i cili realizohet me investim të përbashkët të të dy kompanive, në vlerë prej 30 milion euro për ndërtimin e objektit më modern ku do të zhvillohet prodhimtaria përparuese dhe lidhja e komponentëve teknologjik për industrinë automobilistike.