Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

Fillon edicioni i 15-të me radhë i FNT Skupifestival Shkup

Festivali ndërkombëtar i teatrove Skupifestival Shkup, nga data 7 deri më 12 shtator do ta mbajë edicionin e 15-të me radhë. Hapja solemne do të bëhet në ora 20:00, në hapësirat e Hanit Kurshumli Shkup.

Shkup, 5 shtator 2021 (MIA) – Festivali ndërkombëtar i teatrove Skupifestival Shkup, nga data 7 deri më 12 shtator do ta mbajë edicionin e 15-të me radhë. Hapja solemne do të bëhet në ora 20:00, në hapësirat e Hanit Kurshumli Shkup.

Menjëherë pas hapjes do nis edhe programi i festivalit të edicionit të 15- të, ku në natën e parë është shfaqja “+18” e Teatrit i qytetit, Hadi Shehu Gjakovë.

Në këtë shfaqje bëhet fjalë për përballje të dy personazheve, të cilët gjithë kohën përpiqen të gjejnë njëri tjetrin dhe të bëhen një. Autorë të shfaqjes David Mamet dhe Arjan Krasniqi, regjia Qëndrim Rijani, skenografia është e Petrit Bakallit, kostumet Alma Krasniqi , muzika Adhurim Grezda. Ndërsa interpretojnë Edi Kastrati, Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Arbies Komoni, Vlora Dervishi, Yllka Lota, Vlera Pylla, Valon Pallaska, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edi Gjakova, Muradije Muriqi, Elida Shasivari.

Të mërkurën është ditë e lirë, ndërsa të enjten teatri Jollxhu nga Stambolli me shfaqjen “Venusi në gëzof”, e vendosur në një atmosferë magjike, si një trillim, tërheq vëmendjen e finales së tij rë papritur. Aktorët hyjnë nga roli në rol duke luajtur personazhe nga më të ndryshmit. Me autorë David Ives, regji Ersin Umut Guler, skenografia Ozlem Kaja, muzika Tufan Dagtekin, interpretojnë: Pervin Bagdat, Ersin Umut Guler.

Të premten më datë 10.09.2021 vazhdojmë me teatrin Vazrazhdanie Sofje me shfaqjen “Dhoma e Miqve”, ku një burrë dhe një grua, të braktisur në një zonë vetmitare, prej vitesh kanë ndërtuar, secili për veten e tij, një botë iluzive në dëshirën e tyre për të kompensuar mungesën e papërballueshme të intimitetit njerëzor. Autorë i tekstit është Peter Turini, regjia Zafir Raxhab, skenografia Elis Veli, ndërsa interpretojnë Jana Rasheva, Svejen Mlladenov, Bojan Feradjiev, Vitoria Nikollova.

Të shtunën më datë 11.09.2021 teatri kombëtar i Tuzllës nga Bosna dhe Hercegovinа me shfaqjen “Kuakin”, e cila trajton një nga historitë më të vjetra në botë, ajo e udhëtimit në botën tjetër, që është bazuar në komedinë Bretkosat të Aristofanit. Autorë është Almir Bashoviq, regji Alesh Kurt, skenografi Sabina Tërnka, kostumet Vesna Teodosoviq, muzika Zllatan Bozhuta, ndërsa interpretojnë Sinisha Udovçiq, Elvis Jahiq, Jasmina Dediq-Ibriq, Nedim Malkoçeviq/Hasan Sushiq, Jasmina Ibrahimoviq, Elmir Krivaliq, Luka Spasojeviq, Selma Gusinac, Samina Mujkanoviq.

Të dielën më 12.09.2021 e mbyllim festivalin me teatrin Metropol nga Tirana me shfaqjen “Pikaso dhe Ajnshtajn në nje bar në Paris”. Shfaqja ka në qendër dy personazhet kryesorë, piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Anjshtajn. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori të vitit 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse. Ajnshtajni përpara se të botojë teorinë e tij të relativitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturojë veprën “Zonjat e Avinjonit" në vitin 1907. Në një bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë. Imagjinoni në një pjesë të humbur të Parisit, në fillim të shekullin XX Pikason, një artist në fillimet e veta të famës dhe një gjeni të ardhshëm të shkencës si Anjshtajnin. Autor është Steve Martin, regji Armela Demaj, skenografia dhe kostumet Frenci Gjerasi, muzika Gent Rushi dhe Laura Hoxha, ndërsa interpretojnë Roerd Toce, Klodjana Keco, Amri Hasanliu, Sara Koci, Erdet Miraka Silva Brahimaj, Ermir Hoxhaj, Silvio Goskova, Aleksander Kondi, Blendi Arifi, Kristjana Dodaj.

“Pra edhe edicioni i sivtjetshëm i festivalit do të organizohet në hapësirat e Hanit Kurshumli në Çarshinë e Shkupit. Në ambient të hapur të shtyrë edhe për shkak të situatës e Pandemisë me Kovid 19. Vlen të theksojmë se i gjithë aktiviteti i programit të festivalit do të mbahet sipas protokollit për Kovid 19, dhënë nga ministria e Kulturës së R.M.V”, njofton FNT Skupi Festival.

Siç dihet, FNT Skupifestival ka edhe karakter garues, ku juria e përzgjedhur vendos për shfaqjen më të të festivalit. Në këtë edicion për shfaqjen më të mirë do të kujdesen juria e përbërë nga Taulanda Jupi, regjisore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë, Adelina Marku gazetare dhe kritike e teatri, si dhe Elmaze Nura, regjisore dhe pedagoge në fakultetin e arteve të skenike nga Prishtina .

FNT Skupifestival edhe për këtë vit i falenderon mbështetësit e tij, Ministrinë e Kulturës, Qytetin e Shkupit, Institutin Jonuz Emre, Telekomin e Maqedonisë si dhe mbështetësit medial gazetën Koha, televizion AlsatM, TVM2 dhe mediumet e tjera që na kanë ndihmuar në informin e opiniot të gjerë për aktivitetit e FNT Skupifestival-it .

Festivali do të mbahet sipas protokolleve të miratuara nga Komisioni për sëmundjet infektive. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle