0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Filloi takimi i partnerëve të koalicionit qeveritar

Në Qeveri në vijim është takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës, në të cilin do të bisedohet për atë që është bërë muajve të kaluar nga formimi i Qeverisë së re. Pritet të riafirmohet edhe qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vitin 2024 së bashku me ato presidenciale.

 Shkup, 19 qershor 2022 (MIA) – Në Qeveri në vijim është takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës, në të cilin do të bisedohet për atë që është bërë muajve të kaluar nga formimi i Qeverisë së re. Pritet të riafirmohet edhe qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vitin 2024 së bashku me ato presidenciale.Pas përfundimit të takimit, siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski do të mbajë konferencë shtypi në të cilën do të marrin pjesë edhe liderë e koalicionit qeveritar.

Opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, dje në protestë para Qeverisë kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa nëse kësaj vere nuk ka marrëveshje për një gjë të tillë, paralajmëroi bllokim të plotë të institucioneve dhe protesta.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle