0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Filipçe: Përqindja e personave të sëmurë nga Kovid -19 të cilët janë të rivaksinuar është e vogël

– Përqindja e personave të sëmurë të cilët janë rivaksinuar është me të vërtetë shumë e vogël, rreth 0,02 për qind. Nga gjithsej 330 mijë të rivaksinuar, 92 pacientë janë të sëmurë nga Kovid-19. Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa ka efekt vaksina, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi është mënyra e vetme që të ndryshojë pasqyra e pandemisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle