0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQShoqëri SQ

Filipçe apelon tek qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur

Në Evropë dhe në botë tani më po vendosen kufizime për qytetarët e pavaksinuar. Për hyrje në hapësirë të mbyllur publike, qasje në hotelieri, shërbime sportive ose shërbime të tjera kërkohet paraqitje e detyrueshme e certifikatës së vaksinimit, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Shkup, 17 korrik 2021 (MIA) – Në Evropë dhe në botë tani më po vendosen kufizime për qytetarët e pavaksinuar. Për hyrje në hapësirë të mbyllur publike, qasje në hotelieri, shërbime sportive ose shërbime të tjera kërkohet paraqitje e detyrueshme e certifikatës së vaksinimit, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

“Vendet tashmë i paralajmërojnë qytetarët e tyre që të vaksinohen në mënyrë që të mos përballen me kufizime në funksionimin normal. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të pandemisë me kovid”, shkroi Filipçe në Fejsbuk. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle