
Shkup, 30 nëntor 2021 (MIA) – Disa objekte në mesin e së cilave edhe objekti ku janë vendosur Agjencia e Lajmeve MIA, Sekretariati për Çështje Evropiane, Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, Policia financiare, Inspektorati për Mjedis Jetësor, sonte janë evakuuar. Të punësuarve u është thënë menjëherë të dalin nga objektet.
Janë zbrazur edhe objektet e operatorit A1, të MPJ-së dhe objekteve përreth në qendër të Shkupit. Policia nuk lejon lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në drejtim të Qendrës Tregtare Mavrovasja, Teatrit Popullor të Maqedonisë dhe RTVM-së, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët dhe udhëkryqet përreth. Është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe automjeteve të policisë.
Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për atë se çfarë po ndodhë. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, bëhet fjalë për alarm për eksploziv të vendosur.