0_Sport,Portal SQFutboll SQSport.Slajder SQ

EURO 2020: Kryetari i Londrës premtoi bileta falas për finale për të vaksinuarit kundër koronavirusit

– Kryetari i Londrës, Sadik Kan, njoftoi se banorët e kryeqytetit anglez do të kenë mundësi që falas të marrin bileta për finalen e EURO2020 nëse më së voni deri të enjten marrin dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19.

Londër, 6 korrik 2021 (MIA) – Kryetari i Londrës, Sadik Kan, njoftoi se banorët e kryeqytetit anglez do të kenë mundësi që falas të marrin bileta për finalen e EURO2020 nëse më së voni deri të enjten marrin dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19.

Finalja e Kampionatit Evropian do të luhet në stadiumin londinez “Uemblli” më 11 korrik.

Finalisti i parë do të dihet sonte pas ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Spanjës, përderisa në gjysmëfinalen e dytë Anglia nesër në “Uemblli” është nikoqire e Danimarkës.

Të njëjtën ditë banorët e Londrës do të mund të marrin pjesë në lotarinë onllajn në të cilën më fatlumët do të marrin bileta për ndeshjen e finales EURO2020.

Kusht për pjesëmarrje në lotari është që të interesuarit gjatë kësaj jave të marrin dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit ose të kenë vërtetim se tashmë kanë caktuar termin.

Personat, të cilët në rrjetet sociale do të shpërndajnë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës ose kanë caktuar termin, do të kenë të drejtë që dy herë të marrin pjesë në lotari.

Kryetari i Londrës paralajmëroi se informacionet e hollësishme për lotarinë do t’i publikojë nëse paradite përmes profileve të tyre në rrjetet sociale. fc/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle