0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Është ulur niveli i ujit në liqenet natyrore

– Niveli i ujit në tre liqenet natyrore në vend është ulur në krahasim me dje. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), niveli i Liqenit të Dojranit është ulur për dy centimetra, ndërsa i Liqenit të Prespës dhe i Ohrit nga një centimetër në krahasim me dje.

Shkup, 10 gusht 2021 (MIA) – Niveli i ujit në tre liqenet natyrore në vend është ulur në krahasim me dje. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), niveli i Liqenit të Dojranit është ulur për dy centimetra, ndërsa i Liqenit të Prespës dhe i Ohrit nga një centimetër në krahasim me dje.

Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,64 metra më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për gushtin, përderisa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore janë më të ulëta nga mesataret edhe atë për nëntë centimetra te ai i Ohrit dhe për 1,62 metra te Liqeni i Prespës.

Më të ulëta nga mesataret janë edhe nivelet e ujërave në shumicën e lumenjve dhe gati te të gjithë vërehet ulje e lehtë e nivelit në krahasim me dje. Përjashtim bëjnë Vardari në vendin matës në Jegunovc dhe Strumicë në Novo Sellë ku niveli i ujit është pak më i lartë se i djeshmi. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle