Shoqëri SQ

Është ulur niveli i Liqeneve të Dojranit dhe Ohrit

Niveli i ujit të Liqenit të Dojranit është ulur për dy, ndërsa ai i Liqenit të Ohrit për një centimetër krahasuar me ditën e djeshëm, sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Niveli i ujit të Liqenit të Dojranit është ulur për dy, ndërsa ai i Liqenit të Ohrit për një centimetër krahasuar me ditën e djeshëm, sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Niveli i Liqenit të Prespës është i njëjtë me ditën e djeshëm, por është 1.7 metra më i ulët se mesatarja për korrikun. Liqeni i Ohrit ka një nivel më të ulët uji se mesatarja për 10 centimetra, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është 2.64 metra më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.

Nivelet e ujit të pothuajse të gjithë lumenjve në vend janë më të ulëta se mesatarja. Përjashtim bëjnë lumenjtë Pçinja, në pikën matëse afër Banjës së Katllanovës,  Babuna afër Bogomillës dhe Strumica afër Sushevës, ku niveli është më i lartë se mesatarja. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle