0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQShkup SQ

Është lëshuar në përdorim teleferiku deri në maje të Vodnos

- Prej sot përsëri është në funksion teleferiku deri në maje të Vodnos. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, sipas protokollit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse në kabinë lejohet të transportohen maksimum 4 persona, gjegjësisht shfrytëzim të 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të kabinës, ku punëtorët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse.

Shkup, 30 dhjetor 2021 (MIA) – Prej sot përsëri është në funksion teleferiku deri në maje të Vodnos. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, sipas protokollit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse në kabinë lejohet të transportohen maksimum 4 persona, gjegjësisht shfrytëzim të 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të kabinës, ku punëtorët duhet të mbajnë maskë mbrojtëse.

Njoftojnë se gjatë ditës do të bëhet dezinfektimi i brendisë së kabinave. Teleferiku do të punojë çdo dit, përveç çdo të hëne dhe të martën e fundit të muajit. Linjat e autobusit gjatë fundjavës dhe gjatë festave shtetërore janë falas për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Lejohet transport i kanakarëve me rritje të vogël/të mesme dhe transport i qenit/shoqërues i personit me handikap.

Njëherësh, informojnë në qarkullim janë lëshuar edhe tre linjat e autobusit deri në Vodno të Mesme (25, 25А dhe 25B).

Për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, teleferiku është domosdoshmëri për shkupjanët dhe potencoi se gjatë periudhës së kaluar kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për lëshimin e teleferikut në funksion nga aspekti teknik dhe i sigurisë.

“Një kohë të gjatë nuk funksiononte teleferiku, por tashmë prej sot të gjithë qytetarët përsëri mund ta shfrytëzojnë. Njëherësh janë lëshuar edhe tri linjat e autobusit deri në Vodno të Mesme”, theksoi Arsovska.

“Gjatë periudhës së kaluar është bërë kontroll i rregullt vjetor nga institucion i autorizuar, monitorim nga Inspektorati Shtetëror për Teleferikë, si dhe kontroll i rregullt. Teleferiku përsëri është funksional dhe shkupjanët mund ta shfrytëzojnë”, deklaroi drejtori i NQP, Ivan Ilievski në kontrollin e sotëm të cilin e bëri bashkë me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle