0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Është konfirmuar rasti i parë i Murtajës afrikane të derrit në vend

Në bazë të rezultateve të marraa laboratorike nga Instituti për mjekësi veterinare nga 06.01.2022, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e konfirmoi rastin e parë të pranisë së sëmundjes Murtaja afrikane të derrit në dy vende kultivuese në fshatin e Dellçevës, ku kanë ngordhur 14 derra. Siç informojnë nga AUV, drejtori Nikollçe Babovski solli vendim me të cilin urdhërohet ndërmarrja e masave kontrolluese dhe mbrojtëse për asgjësim të sëmundjes, ndërsa për paraqitjen e sëmundjes zyrtarisht i njoftoi edhe Organizatën botërore për mbrojtje shëndetësore të kafshëve dhe Komisionin evropian.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle