0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniMakedonija.Slajder SQPolitikë SQShoqëri SQ

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare që do të funksionojë pranë IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël sot u hap në Manastir. Qendrën e hapi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska,  e shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej.

Manastir, 28 korrik 2021 (MIA) – Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare që do të funksionojë pranë IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël sot u hap në Manastir. Qendrën e hapi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska,  e shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej.

Qëllimi themelor I Qendrës ështëm t’I mbështesë, t’I ndihmojë dhe t’I udhëzojë familjet kujdestare me qëllim të sigurimit të kujdesit adekuat për fëmijë e vendosur tek ata.

“Shtëpinë e deritanishme për foshnja në Manastir e transformuam në qendër bashkëkohore për mbështetje të 113 familjeve kujdestare në rajon, të cilat do të përdorin ndihmë profesionale nga profesionistë që do të ndihmojnë në nivel ditor dhe të sigurojnë rritje dhe zhvillim të fëmijëve për të cilët kujdesen. Sipas rezultateve tona, fëmijët që janë vendosur në familje kujdestare janë përplot me vëmendje, me dashuri, me mbështetje, me mësim të mundësive elementare sociale dhe edukuese dhe arsimuese”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me hapjen e Qendrës në Manastir ka për qëllim të nxisë kujdestarë të rinj që të kujdesen për fëmijët të cilëve u nevojitet kujdes i posaçëm prindëror.

“Në këtë mënyrë reflektojmë edhe një pjesë nga reforma jonë, përkatësisht deinstitucionalizimi. Me transformimin e Shtëpisë për foshnja në Manastir të punësuarit tashmë janë rikahëzuar në shtëpitë e vogla grupore, ndërsa do të angazhohen plotësisht edhe të punësuar të tjerë në Qendrën për familje kujdestare. Vazhdojmë me decentralizim të shërbimeve sociale, e tëra me qëllim që ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve”, theksoi Shahpaska.

Sipas ambasadores Gallouej, secili fëmijë ka të drejtë të rritet në familje e cila e mbështetë dhe e cila kujdeset për të.

“Shoqëritë tona duhet ta kuptojnë rëndësinë e sistemit për kujdesje të fëmijëve dhe dallimin që ajo përkujdesje e bën në bashkësitë e tyre, por gjithashtu edhe në botë. Çdo fëmijë ka nevojë për dashuri dhe meriton kujdes dhe mbështetje. Mijëra fëmijët të cilët janë në familjet kujdestare nuk meritojnë asgjë më pak”, tha mes tjerash ambasadorja Gallouej. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle