0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQZgjedhjet Lokale 2021

Është dorëzuar mandati i ri i Merkos dhe vërtetimet e 27 këshilltarëve në Strugë

Kryetari i Komisionit zgjedhor komunal në Strugë, Minir Zhuta sot ua dorëzoi vërtetimet 27-të këshilltarëve dhe mandatin e rij kryetarit të komunës Ramiz Merko.

Strugë, 4 nëntor 2021 (MIA) – Kryetari i Komisionit zgjedhor komunal në Strugë, Minir Zhuta sot ua dorëzoi vërtetimet 27-të këshilltarëve dhe mandatin e rij kryetarit të komunës Ramiz Merko.

Në ceremoninë, Merko i falënderoi të gjithë qytetarët e komunës së Strugës, për mbështetjen dhe pjekurinë që e treguan për zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike.

“Vendi ynë po bën përparim të madh ndaj demokracisë dhe zhvillimit. Vazhdojmë me udhëheqësinë e komunës, ashtu siç na ngjan, për një qeverisje, ku qytetarët janë në vend të parë dhe secili nga ju merr vëmendje, ndërsa qyteti ndryshon  dhe përparon në çdo fushë”, tha Merko.

Sipas tij, pushteti nuk u përket udhëheqësve dhe qeveritarëve, por qytetarëve, prandaj të gjithë të punësuarit duhet të jenë ende më efikas dhe më komunikativ me qytetarët.

Këshillin e  Komunës së Strugës do ta përbëjnë 10 përfaqësues të BDI-së, shtatë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pesë nga VMRO-DPMNE, katër nga LSDM dhe një nga lëvizja BESA.

Seanca konstituive, pritet javën e ardhshme.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle