0_Maqedoni.Portal SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

ESHR tregon në obligimet ligjore të parashikuara për zgjedhjet lokale

Enti Shtetëror i Revizionit, me qëllim të informimit në kohë dhe transparent të të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore,  ndërsa lidhur me obligimet të cilat dalin nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Librin e afateve të rishikuar për kryerje të veprimtarive zgjedhore për  zbatimin e zgjedhjeve për anëtarët e  këshillave të komunave dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për  kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021 të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve,  tregon në detyrimet e përcaktuara ligjore të parashikuara për secilin pjesëmarrës në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Shkup, 6 tetor 2021 (MIA) – Enti Shtetëror i Revizionit, me qëllim të informimit në kohë dhe transparent të të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore,  ndërsa lidhur me obligimet të cilat dalin nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Librin e afateve të rishikuar për kryerje të veprimtarive zgjedhore për  zbatimin e zgjedhjeve për anëtarët e  këshillave të komunave dhe këshillin e qytetit të Shkupit dhe për  kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021 të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve,  tregon në detyrimet e përcaktuara ligjore të parashikuara për secilin pjesëmarrës në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Nga ESHR informojnë se pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore  është i detyruar t’i përgatisë  dhe dorëzojë  deri te Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit raportet në vijim:

– Raport me formular për donacionet e pranuara në llogaritë e transaksionit për financim të fushatës zgjedhore. (neni 84 – b paragrafi 2),  në ditën  e 11-të  nga dita e  fushatës zgjedhore (7 tetor, deri në orën 24:00)

– Raport me formular për donacionet e pranuara në llogaritë e transaksionit  për financim të fushatës zgjedhore. (neni 84-b paragrafi 3), një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore (për rrethin e parë 16 tetor, për rrethin e dytë 30 tetor).

– Raport i specifikimit   për të ardhurat dhe shpenzimet  në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore nga dita e  hapjes së saj deri në ditën e  rrethit të parë zgjedhor (neni 84-b paragrafi 1). Në afat prej 20 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të heshtjes zgjedhore për rrethin e parë (4 nëntor, 24:00) dhe rrethi i dytë i votimit (18 nëntor, 24:00), nëse mbahet.

– Raport i përgjithshëm financiar me specifikimin e shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet në fushatën zgjedhore  (neni 85 paragrafi), menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e mbylljes së llogarisë së transaksionit.

Nga ESHR potencojnë se raportet financiare, pjesëmarrësi  në fushatën zgjedhore është i detyruar  t’i përgatisë në formular  të lëshuar  nga ministri i Financave dhe subjektet  politike janë të detyruar këto raporte t’i publikojnë në ueb faqet e tyre.

Informojnë se  formulari për raport me specifikikat e të ardhurave dhe shpenzimeve në llogaritë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raport për  donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për financim të fushatës zgjedhore është shënuar me Rregulloren  për formularin  për raport me specifikat e të ardhurave dhe shpenzimeve në llogaritë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raport për donacionet e pranuara  në llogaritë e transaksionit për financim të fushatës zgjedhore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 80/2021 dhe 2018/2021). Pjesë përbërëse e kësaj rregullore është Udhëzimi për mënyrën  e plotësimit të formularit të raportit.

Rregullorja e cituar është publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të Entit Shtetëror për Revizion   www.dzr.mk.

sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle