0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Erkan Arifi nga BDI ka marrë 72.59 për qind të votave në Likovë

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Erkan Arifi nga BDI ka marrë 72,59 për qind të votave në votimin e djeshëm në Likovë. Ai është në epërsi të ndjeshme para Arsim Idrizit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që ka marrë 17,04 për qind të votave, Luan Ramadani nga Besa me 5.57 për qind dhe kandidati i PDSH-së Evzi Jashari me 1.94 për qind të votave në zgjedhje lokale.

Kumanovë, 18 tetor 2021 (MIA) – Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Erkan Arifi nga BDI ka marrë 72,59 për qind të votave në votimin e djeshëm në Likovë. Ai është në epërsi të ndjeshme para Arsim Idrizit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që ka marrë 17,04 për qind të votave, Luan Ramadani nga Besa me 5.57 për qind dhe kandidati i PDSH-së Evzi Jashari me 1.94 për qind të votave në zgjedhje lokale.

Dje dalja në këtë komunë ka qenë 37,49 për qind nga numri total prej 26.042 qytetarë me të drejtë vote në Likovë.

Në këshillin e kësaj komune hyjnë këshilltarë të BDI-së për të cilët kanë votuar 57,91 për qind e qytetarëve. Rreth 19,92 për qind kanë votuar për listën e këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Besa ka marrë 7, 25 për qind, për grupin e zgjedhësve të drejtuar nga Abdulla Rexhepi votën e tyre e kanë dhënë 4,71 për qind e votuesve, 3,66 për qind kanë votuar për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe 3, 47 për qind për PDSH-në. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle