EMV: REK “Manastir” dërgoi zjarrfikësit e tij për të shuar zjarrin në Zhito Manastir
Dy automjete zjarrfikëse dhe 20 zjarrfikës dhe punonjës të Shërbimit të sigurisë teknike në REK “Manastir” janë përfshirë aktivisht në shuarjen e zjarrit në fabrikën Zhito Manastir. Një automjet zjarrfikës i REK “Manastir” me tre zjarrfikës ka qenë në shërbim gjatë natës së bashku me kolegët e njësitit zjarrfikës nga Manastiri dhe kanë përcjellë nga afër situatën në objektin e djegur. Shërbimi zjarrfikës i REK “Manastir” mbetet në dispozicion për çfarëdo intervenimi nëse është e nevojshme, kumtoi EMV.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk