Evropë SQEvropë.Portal SQ

EMA e analizon lidhjen midis vaksinave të Xhonson dhe Xhonson dhe çrregullimet nervore

Agjencia Evropiane (EMA) sot bëri të ditur se i analizon të dhënat për raste të rralla të çrregullimeve të sistemit nervor të raportuara midis marrësve të vaksinave të Xhonson dhe Xhonson kundër Kovid-19, pasi SHBA-ja lëshuan paralajmërim për efekte anësore të kësaj vaksine.

Amsterdam, 13 korrik 2021 (MIA) – Agjencia Evropiane (EMA) sot bëri të ditur se i analizon të dhënat për raste të rralla të çrregullimeve të sistemit nervor të raportuara midis marrësve të vaksinave të Xhonson dhe Xhonson kundër Kovid-19, pasi SHBA-ja lëshuan paralajmërim për efekte anësore të kësaj vaksine.

“Komiteti për Siguri i EMA-s i analizoi të dhënat të cilat i dorëzoi kompania Xhonson dhe Xhonson për raste të sindromës Gilen-Bare (GBS) të raportuara pas vaksinimit”, kumtoi EMA, duke shtuar se kanë kërkuar informacione shtesë nga J&J.

Paraprakisht, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe e SHBA-së (FDA) shtoi paralajmërim të ri  për vaksinat kundër Kovid-19 të Xhonson dhe Xhonson (J&J) duke theksuar se të dhënat sugjerojnë se ekziston rritje të rrezikut nga zhvillimi i çrregullimeve të rralla neurologjike gjashtë javë pas vaksinimit.

Në letrën e kompanisë drejtuar FDA-së theksohet se mundësitë për zhvillim të GBS-së pas vaksinimit janë “shumë të vogla”. Por, shtojnë se ata të cilët kanë marrë vaksinë të Xhonson dhe Xhonson duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse ndjehen të dobët dhe kanë probleme gjatë lëvizjes. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle