Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Elezoviq: Me projektet tona Tetova do të jetë qytet modern

Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Hamdija Elezoviq dhe bartësi i listës së këshilltarëve Ilija Dimitrievski nga LSDM-ja dhe koalicioni "Më e mira për komunën time" në konferencën për shtyp e sublimuan fushatën e tyre  në dy javët e fundit.

Tetovë, 9 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Hamdija Elezoviq dhe bartësi i listës së këshilltarëve Ilija Dimitrievski nga LSDM-ja dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” në konferencën për shtyp e sublimuan fushatën e tyre  në dy javët e fundit.

Ata potencuan se kishin takim me qytetarët  në të cilin e prezantuan programin dhe shprehën bindje se e pranueshme është oferta e tyre për fitore në Tetovë.

Kandidati për kryetar komune Elezoviq theksoi se vizioni i tyre është me plan të rregullohet Tetova në qytet modern, ndërsa për fillim nevojiten punë urgjente  në urbanizëm, trafik dhe problemet komunale.

Bartësi i listës së koalicionit “Më e mira për komunën time” Ilija Dimitrievski theksoi se LSDM-ja  ka për qëllim të fitojë  duke e perceptuar gjendjen në terren.

“Kemi projekte të mira, njeri i ndershëm për kryetar komune që është dëshmuar në profesonin e tij dhe dëshiron të punojë për qytetarët. Zgjedhja varet nga qytetarët dhe nëse tejkalohen të gjitha përkatësitë si kombëtare dhe partiake, nëse mendojmë çfarë profili për kryetar komune na nevojitet. Hyri LSDM në Tetovë të fitojë me kuadër cilësor i cili do të punojë me të vërtetë për qytetarët. Momenti i vërtetë qytetarët të kenë njeri i cili do të punojë me të vërtetë për to”, theksoi Ilija Dimitrievski.

Sipas atyre dyve, kandidati Elezoviq do të ketë shans historik për hyrje në rrethin e dytë të votimit për kryetar komune.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle