0_Web_Aktuale SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQBotë SQBotë.Portal SQLajme nga bota SQSvet.Slajder SQ

Ekonomia e SHBA-së vitin e kaluar u rrit për 5,7 për qind, në nivelin më të lartë që nga viti 1984

Në vitin 2021, ekonomia amerikane ka shënuar rritjen më të madhe të bruto prodhimit vendor (BPV) në pothuaj 40 vitet e kaluar, shpejtë duke u rikuperuar nga recesioni i shkurtë, por shkatërrues, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Uashington, 28 janar 2022 (MIA) – Në vitin 2021, ekonomia amerikane ka shënuar rritjen më të madhe të bruto prodhimit vendor (BPV) në pothuaj 40 vitet e kaluar, shpejtë duke u rikuperuar nga recesioni i shkurtë, por shkatërrues, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

BPV e SHBA-së vitin e kaluar u rrit për 5,7 për qind, që është rritja më e madhe që nga viti 1984, kur prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve u rrit për 7,2 për qind. Ekonomia amerikane në tremujorin e fundit të vitit 2021 ka realizuar rritje papritur të shpejtë prej 6,9 për qind, kumtoi Ministria e Tregtisë. Ekonomia e SHBA-së pritet të ngadalësohet këtë vit, për shkak të inflacionit të rritur dhe përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

Shumë ekonomistë i kanë zvogëluar parashikimet e tyre për tremujorin e parë të vitit 2022 për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit Omikron. Fondi monetar ndërkombëtar publikoi se BPV i SHBA-së do të rritet për katër për qind në viti 2022. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle