
Prishtinë, 10 gusht 2021 (MIA) – Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima si pasojë e epidemisë së Kovid-19 dhe rreth 562 të infektuar të rinj nga virusi korona, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të MSH-së së Kosovës në vend virusi deri tani është paraqitur te gjithsej 110.756 persona ku kanë vdekur 2.273, ndërsa si të shëruar përfshirë edhe ato dje 78, llogariten 105.843 persona.
Numri i personave aktiv të infektuar nga Kovid- 19 në Kosovë për momentin arrin 2.640.
Deri tani në vend janë kryer rreth 505 vaksinime, edhe atë 17.085 prej dje, derisa dozën e dytë e kanë marrë 170.852 qytetarë.
Autoritetet shëndetësore kosovare njoftuan se numri më i madh i rasteve të reja janë nga varianti Delta i koronavirusit. ia/