0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Dy të vdekur nga Kovidi në Tetovë të gjithë të hospitalizuarit në mbështetje oksigjeni

Në 24 orët e kaluara në spitalin e Tetovës dy persona të moshës 56 dhe 86 vjeçare kanë vdekur nga virusi, ndërsa të gjithë të sëmurët të cilët janë të hospitalizuar janë në mbështetje oksigjeni.

Tetovë, 30 gusht 2021 (MIA) – Në 24 orët e kaluara në spitalin e Tetovës dy persona të moshës 56 dhe 86 vjeçare kanë vdekur nga virusi, ndërsa të gjithë të sëmurët të cilët janë të hospitalizuar janë në mbështetje oksigjeni.

“I kemi gjithsej 116 të hospitalizuar dhe të gjithë janë në mbështetje oksigjeni. Thuajse të gjithë janë të pavaksinuar, gjegjësisht vetëm gjashtë prej tyre i kanë marrë nga një dozë. U do t’i lusja të gjithë të vaksinohen, kjo është mënyra e vetme të mbrohemi nga kjo pandemi. Të gjitha këtyre ditëve të kaluara kemi raste të vdekjes”, informoi Miranda Pajazaiti nga Qendra për Kovid.

Në 24 orët e fundit ka pasur 99 kontrolle në ambulancën e Qendrës për Kovid në Tetovë. Të shtunën dhe të dielën në orën shtatë të mëngjesit gjatë 24 orëve, janë evidentuar nga pesë të vdekur ose gjithsej 12 për fundjavën që shkoi.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle