0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Drejtori i FIZHT-së Halili qëndroi për vizitë në Vjenë

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Festim Halili qëndroi për vizitë në Vjenë, ku u takua me Matijas Bishof nga institucioni simotër i FIZHT, me ç’rast kanë diskutuar për zbatimin e ideve të përbashkëta inovative të start-up-eve nga të dy vendet.

Shkup, 18 maj 2022 (MIA) – Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Festim Halili qëndroi për vizitë në Vjenë, ku u takua me Matijas Bishof nga institucioni simotër i FIZHT, me ç’rast kanë diskutuar për zbatimin e ideve të përbashkëta inovative të start-up-eve nga të dy vendet.

“Partneriteti me vendet e zhvilluara Europiane është krucial për të qenë në hap me inovacionet dhe zhvillimin e ekosistemit të bizneseve, së bashku me Matthias Bischof nga institucioni simotër i FIZHT diskutuam për zbatim të ideve të përbashkëta duke ndërlidhur idetë inovative të start-upeve të dy vendeve tona”, tha Halili.

Sipas tij, vetëm në periudhën e Pandemisë, janë pranuar 250 mijë projekte.

“AWS është institucion qeveritar, i cili është përgjegjës për mbështetjen dhe promovimin e sipërmarjeve inovative duke ofruar qasje më të lehtë në financa, mentorim dhe konsultim. AWS mbështet në mënyrë aktive mbi 40.000 projekte të kompanive dhe afër 250.000 projekteve të pranuara vetëm në periudhën e pandemisë”, sqaron më tej Halili. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle