Kulturë SQKulturë.Portal SQ

Drama “Stacioni”, një realizim mjeshtëror nga Shkëlzen Halimi

Çdo vepër e Shkëlzen Halimit tashmë pa kurrfarë hamendje mund të konstatohet si prurje e re në letërsinë shqiptare. I dëshmuar si artist i vërtetë, Shkëlzeni me veprat e tij ka treguar se është i suksesshëm në të gjitha gjinitë e letërsisë.

Shkup, 11 gusht 2021 (MIA) – Çdo vepër e Shkëlzen Halimit tashmë pa kurrfarë hamendje mund të konstatohet si prurje e re në letërsinë shqiptare. I dëshmuar si artist i vërtetë, Shkëlzeni me veprat e tij ka treguar se është i suksesshëm në të gjitha gjinitë e letërsisë.

Ai është poet brilant, prozator novator, publicist i shkëlqyer, eseist i mirë, përkthyes inventiv, por edhe dramaturg shumë i veçantë.

Dramat e tij të inskenuara dhe të prezantuar gjithandej hapësirave shqiptare (Shkup, Tetovë, Prizren, Gjilan, Kumanovë, Dibër etj.) kanë zgjuar kureshtjen e publikut pikërisht për shkak të temave të trajtuara nga një kënd mjaftë provokativ.

E tillë është edhe drama “Stacioni”, një realizim mjeshtëror, me protagonistë që secili ka qëllimin dhe botën e vet dhe të cilët nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët, ndonëse të gjithë janë në pritje të një treni (imagjinar), i cili fatkeqësisht derisa këta janë në kulmin e debatit, atyre u ikën.

Një metaforë e shkëlqyer për ambientin tonë politik, historik e kulturor. Bëhet fjalë për një vepër që të jep kënaqësi edhe kur lexohet, por do të jetë mjaft atraktive edhe nëse inskenohet. oxh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle