Dita Ndërkombëtare e Muzeve u shënua me realizimin e punishtes për burimet e ripërtëritshme të energjisë
Rihapja e qendrës ekspozuese për energji elektrike “Matka” e cila gjendet në objektin e vjetër të centralit të EVN Elektrana, simbolikisht u shënua me ndërtimin e modeleve të cilat furnizohen me energji nga burimet e ripërtëritshme, të konstruktuara nga anëtarët e asociacionit “Teknika Kombëtare”. Fëmijët dhe të rinjtë, dashamirë të shkencave teknike të cilët poashtu janë pjesë e “Teknikës Kombëtare”, pas vizitës së eksponateve të “Matkës”, së bashku me instruktorët e tyre realizuan punishte për “energjinë e gjelbër” dhe potencialin e saj. U punuan modele të shtëpive dhe qarqeve elektrike të cilat furnizohen me energji elektrike nga fotovoltaikët dhe gjithashtu u mbajt edhe një ligjëratë e shkurtër.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk