0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Dita e katërt e debatit të përgjithshëm për ribalancin e Buxhetit

Kuvendit sot, në kuadër të mbledhjes së 47-të, e vazhdoi debatin e përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit në të cilin janë future edhe tetë amandamentet e miratuara të Komisionit për financim dhe buxhet. Debati i përgjithshëm filloi të enjten, ndërsa mund të zgjasë pesë ditë.

Shkup, 27 korrik 2021 (MIA) – Kuvendit sot, në kuadër të mbledhjes së 47-të, e vazhdoi debatin e përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit në të cilin janë future edhe tetë amandamentet e miratuara të Komisionit për financim dhe buxhet. Debati I përgjithshëm filloi të enjten, ndërsa mund të zgjasë pesë ditë.

Petar Risteski nga VMRO-DPMNE theksoi se ribalanci I buxhetit gjeneron korrupsion, krim, varfëri, pasurim të elitave politike. RIbalanci, siç tha, plotësisht do ta rrisë varfërinë dhe do ta fuse shtetin dhe poullin e Maqedonisë në varfëri akoma më të madhe dhe pa perspektivë.

Dime Velkovski nga LSDM duke replikuar, tha se nuk dakordohet me Risteskin dhe se në ribalancin e buxhetit saktë janë definuar cilat shuma, ku, përse dhe si duhet të shpenzohen deri në fund të këtij viti. Ato, siç theksoi, janë për ekonominë… Përkujtoi pë gjashtë pakot e masave ekonomike anti krizë të cilat janë për ruajtjen e vendeve të punës. Velskovski tha se buxheti është mjaft real, e jo hipokrit.

Deputetët nga opozita theksuan se asgjë nuk po ndërtohet dhe investohet, çmimet janë më të larta, qytetarët po detyrohen gjithnjë e më shumë, investuesit e jashtëm po e braktisin vendin, nuk ka pastrim të gjyqësisë, nuk ka para për shëndetësinë, ndërsa në periudhën në vijim do të ketë, siç thane, punësime të mbështetësve partiakë në administrate… Sipas tyre, me këtë pushtet nuk ka ekonomi stabile dhe nuk ka investime kapitale dhe ky është, siç thane, “ribalanc për manipulim të pastër”.

Lidija Tasevska nga LSDM theksoi se ajo që është më me rëndësi është se vazhdon stimulimi financiar për kompanitë dhe për qytetarët, deri në kthimin e plotë ë ekonomisë në rrugën e rritjes ekonomike.

Debati i Kuvendit për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë në orën 15:30.

Në rend dite të mbledhjes së 47-të, pas Propozimit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim ë Buxhetit për vitin 2021, janë edhe 46 pika. Si pikë e dytë është Propozim-rezoluta për konstatimin e pozicioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut në kontekst të bllokimeve të integrimeve evropiane, që fillimisht duhej të ishte pika e nëntë. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle