Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Disa dhjetëra emigrantë kanë hyrë në Poloni nga Bjellorusia

Një grup emigrantësh kaluan në Poloni nga Bjellorusia në pikën e kontrollit Bruzgi, publikoi Sputnik Bjellorusia, transmeton BGNES.

Minsk, 12 nëntor 2021 (MIA) – Një grup emigrantësh kaluan në Poloni nga Bjellorusia në pikën e kontrollit Bruzgi, publikoi Sputnik Bjellorusia, transmeton BGNES.

Refugjatët e kanë dëmtuar rrethojën e telit me gjemba, policia polake incizoi gjithçka”, thuhet në kumtesën e agjencisë së publikuar në Telegram.

Nënvizohet se “emigrantët të cilët e kanë braktisur territorin e Bjellorusisë lëvizin pranë rrethojës polake. Në incizim shihet një grup prej disa dhjetëra njerëz.

Që gjatë verës, kalimi i refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika të cilët tentonin të arrijnë në Evropën Perëndimore u rrit përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë dhe vendet baltike. Situata eskaloi më 8 nëntor, kur pranë rrethojave u tubuan rreth 2.000 njerëz.

Forcat polake të sigurisë i parandaluan disa përpjekje për depërtim, përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa emigrantët ilegalë vendosën një kamp.

Lituania, Letonia dhe Polonia i akuzojnë bjellorusët për ngjarjet, ndërsa Minsku i mohon të gjitha akuzat. Lukashenko tha se vendi më nuk do ta bllokojë qarkullimin e njerëzve për shkak të sanksioneve perëndimore.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle