Botë SQSvet.Slajder SQ

Diaz-Kanel: SHBA-ja nuk arriti ta shkatërrojë Kubën

Presidenti i Kubës, Migel Diaz-Kanel sot deklaroi se SHBA-ja nuk arriti në përpjekjet që ta shkatërrojë Kubën.

Havanë, 16 korrik 2021 (MIA) – Presidenti i Kubës, Migel Diaz-Kanel sot deklaroi se SHBA-ja nuk arriti në përpjekjet që ta shkatërrojë Kubën.

Deklarata e tij vijoi një ditë pasi presidenti amerikan Xho Bajdeni theksoi se Kuba është një “shtet i dështuar i cili i shtyp qytetarë e vet”.

SHBA-ja nuk arriti në përpjekjet që ta shkatërrojnë Kubën, edhe pse në atë kanë shpenzuar miliarda dollarë, ka shkruar në Tuiter Diaz-Kanel, pesë ditë pas protestave, në të cilat janë lënduar dhjetëra njerëz, ndërsa më shumë se qindra janë arrestuar.

Bajdeni dje theksoi se po shqyrton disa plane për ndihmë të Kubës, si dërgim të vaksinave kundër Kovid-19 dhe sërish vendosjen e internetit mobil.

“Nëse presidenti Xho Bajdeni në të vërtetë kujdeset për popullin kubanez, ai do të mund të heqë 243 masat e vendosura nga presidenti Donald Trampi, përfshirë edhe mbi 50 të shqiptuara brutalisht  gjatë pandemisë, si hap i parë drejt dhënies fund bllokadës”, theksoi Diaz-Kanel.

Embargoja amerikane ndaj Kubës është në fuqi nga viti 1962, ndërsa u ashpërsua gjatë mandatit të Trampit. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle