0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Dhjetë raste të reja me Kovid-19, 16 të shëruar, dy pacientë të vdekur

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 2.473 testime, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve shtatë në Shkup dhe nga një në Prilep, Tetovë dhe Strugë. Janë raportuar dy persona të vdekur nga: Gostivari (67) dhe Tetova (62) të vdekur në kushte spitalore. Janë regjistruar 16 pacientë të shëruar prej të cilëve dhjetë nga Tetova, Shkupi dhe Gostivari nga dy dhe nga Prilepi dhe Shtipi nga një, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle