Biznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQ

Detektimi dhe zvogëlimi i ekonomisë gri – Projekt i Ministrisë së Financave dhe UNDP-së

– Detektimi dhe zvogëlimi i ekonomisë gri në vend përmes lokalizimit preciz të sektorëve, ku më së shumti është përfshirë edhe përcaktimi i motiveve kryesore për ekzistimin e saj është qëllimi i projektit  “Përkrahja e reformave lidhur me menaxhimin e financave publike”, që sot e promovuan Ministria e Financave dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Aktivitetet kryesore do të fokusohen në krijimin e veglave të reja dhe efikase në luftën kundër ekonomisë joformale. Në kuadër të këtij projekti, ekspertët vendas dhe të huaj tashmë punojnë mbi studimin e përcaktimit të shkaqeve dhe treguesve për zvogëlimin e ekonomisë gri.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle